ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Titujt e Gazetave në UK 2 hours ago
“Demokracia nuk ndërtohet në depo e kafene” – LDK përshëndet vendimin e PZAP për qendrat e votimit të mërgatës 2 hours ago
Deputetja britanike dënohet me 2 vite burg në Bangladesh 2 hours ago
Mafia shqiptare në Meksikë: Si i pastronte Hysa paratë e kartelit Sinaloa? 2 hours ago
ISHP: 125 raste të reja me HIV në 2025, më të prekur meshkujt dhe grupmosha 35-44 vjeç 2 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Kriza Ukrainë -Rusi, Britania e Madhe: Sulmi rus ndaj Kievit është një mundësi shumë reale

albnews by albnews
23 February, 2022
in Bota, UK
0
Kriza Ukrainë -Rusi, Britania e Madhe: Sulmi rus ndaj Kievit është një mundësi shumë reale
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar Liz Truss ka dhënë një intervistë për ‘BBC Breakfast’ mëngjesin e sotëm.

Truss është shprehur se ajo ‘shumë e shqetësuar për një pushtim të afërt të Ukrainës”.

RelatedPosts

Miliarderi zviceran bën thirrje për taksa më të larta për super të pasurit

Si ndryshojnë pagat e të huajve në Zvicër në varësi të llojit të lejes

Robotët e Uber Eats tani edhe në Britani

Ajo shprehet gjithashtu se një sulm kryeqytetin e Ukrainës , Kiev është një ‘mundësi reale’.

“Rusia ka rrethuar Ukrianën, kështu që ne mund të shohim një sulm nga drejtime të ndryshme’ është shprehur Truss.

Nëse ka një pushtim, ajo thotë se Mbretëria e Bashkuar do të përshkallëzojë sanksionet e saj ndaj Moskës.

“Asgjë nuk do të ishte jashtë tryezës në rast të një pushtimi të plotë,” thotë ajo.

Truss i përgjigjet kritikave për sanksionet që Britania e Madhe i vendosi Rusisë

Kritikët, duke përfshirë disa deputetë të shquar nga Partia e saj Konservatore, kanë thënë se një sërë sanksionesh ndaj Rusisë të shpallura dje nga Britania e Madhe nuk shkojnë aq larg sa duhet.

Por Truss i tha BBC Breakfast se sanksionet janë “më të ashprat që kemi vendosur ndonjëherë ndaj Rusisë”.

Masat përfshijnë sanksione ndaj disa individëve dhe bankave, së bashku me sanksione ndaj parlamentarëve rusë – që do të kërkonin legjislacion të ri – dhe parandalimin e firmave britanike që të bëjnë biznes në dy zonat e kontrolluara nga rebelët në Donetsk dhe Luhansk, të njohura nga Rusia si të pavarura.

Mbretëria e Bashkuar do të kufizojë shtetin rus dhe kompanitë kryesore nga mbledhja e fondeve në tregjet financiare të Mbretërisë së Bashkuar, si dhe do të ndalojë një sërë eksportesh të teknologjisë së lartë në Rusi.

Truss tha gjithashtu se Mbretëria e Bashkuar duhej të “mbante disa sanksione në dollap” për t’i përdorur nëse Rusia përshkallëzon përdorimin e saj të forcës kundër Ukrainës.

“Do të ketë më shumë veprime në tregjet financiare, do të ketë më shumë veprime ndaj individëve – ne kemi një listë të individëve të gatshëm ” thotë ajo.

“Vladimir Putin dhe miqtë e tij do të kenë frikë se do të goditen më pas,” shton ajo.

Truss tha gjithashtu se rreth 2 milion paund donacione për partinë e saj Konservatore nga individë të lidhur me Rusinë ishin “deklaruar plotësisht”.

Shën Petersburgu nuk duhet të presë finalen e Champions League

Liz Truss gjithashtu është shprehur për BBC Breakfast se finalja e Ligës së Kampionëve nuk duhet të zhvillohet në Shën Petersburg.

Finalja e turneut më të madh evropian të futbollit për klube do të luhet në Gazprom Arena të qytetit rus më 28 maj, por organizatorët UEFA po mendojnë ta zhvendosin ndeshjen diku tjetër.

Por Sekretarja e Jashtme britanike shprehet: “Unë mendoj se është e gabuar në këtë fazë me atë që Rusia po bën ndërkombëtarisht që të ketë finalen atje.”

E pyetur nëse klubet angleze duhet ta bojkotojnë atë, nëse do të arrijnë në finale, ajo thotë:

“Kjo është një çështje e skuadrës, por nëse do të isha një lojtar, që është një mundësi shumë e pamundur, sigurisht që nuk do të doja të isha pjesë e kësaj. ”

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Titujt e Gazetave në UK

Titujt e Gazetave në UK

1 December, 2025
“Demokracia nuk ndërtohet në depo e kafene” – LDK përshëndet vendimin e PZAP për qendrat e votimit të mërgatës

“Demokracia nuk ndërtohet në depo e kafene” – LDK përshëndet vendimin e PZAP për qendrat e votimit të mërgatës

1 December, 2025
Deputetja britanike dënohet me 2 vite burg në Bangladesh

Deputetja britanike dënohet me 2 vite burg në Bangladesh

1 December, 2025
Mafia shqiptare në Meksikë: Si i pastronte Hysa paratë e kartelit Sinaloa?

Mafia shqiptare në Meksikë: Si i pastronte Hysa paratë e kartelit Sinaloa?

1 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result