Kroaci/ I riu shqiptar bie nga 20 metra lartësi gjatë punë, humb jetën në vend

albnews
By
1 Min Read

Një 21 vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Kroaci, pasi është rrëzuar nga një lartësi prej rreth 20 metrash.

Policia kroate ka lajmëruar se ngjarja ka ndodhur në kompleksin industrial të ish-uzinës Dalit në Daruvar.

Përveç policisë, në terren janë edhe inspektori i sigurisë në punë dhe avokati i shtetit.

Sipas informacioneve jozyrtare, 21-vjeçari ishte punonjës i një kompanie të Zagrebit, ndërsa ka humbur jetën pasi ka rënë nga një shkallë mbi beton nga një lartësi prej rreth 20 metrash.

Share This Article