Kroaci, plazhi i Dubrovnikut nën pushtetin e plehrave të Shqipërisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Dubrovniku në Kroaci u mbush këtë javë me tonelata mbeturinash që solli një stuhi në Detin Adriatik, duke prekur plazhin Banje dhe qytetin e vjetër.

Në një shkrim të New York Times, thuhet se zyrtarët deklaruan se shumica e mbeturinave duket se vijnë nga Shqipëria, ndërsa të gjitha shërbimet e qytetit janë angazhuar në pastrim. Mbeturinat përfshijnë kryesisht plastikë, por edhe metale dhe mbetje mjekësore, ndërsa ekipet e riciklimit do të përpiqen të ripërdorin disa prej tyre.

Autoritetet kroate po bashkëpunojnë me Shqipërinë për menaxhimin e situatës, ndërsa monitorimi satelitor shihet si një zgjidhje afatgjatë për të parandaluar mbeturinat në det. Dubrovniku, qytet i njohur turistik, përballet vazhdimisht me këtë problem gjatë muajve të dimrit.

Kryetari i bashkisë së Dubrovnikut, Mato Frankovic, tha se të gjitha shërbimet e qytetit, përfshirë punonjësit e pastrimit dhe ata të portit, u përfshinë në operacionin e pastrimit. Ekipet e pastrimit filluan punën herët në mëngjes, tha për transmetuesin publik HRT Denis Raos, shefi i ekipit në qendrën historike të qytetit.

Share This Article