Kroaci, zhduket avioni me 4 pasagjerë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një avion i vogël me katër pasagjerë është zhdukur sot në veri të Rakovica në Kroaci, kanë bërë të ditur autoritetet kroate.

Sipas mediave të huaja, drejtori i mbrojtjes civile në Ministrinë e Brendshme të Kroacisë njoftoi më herët se aeroplani që po largohej nga Spliti ishte zhdukur.

Departamenti i Policisë në Karlovac tha se avioni ishte nisur për në Gjermani.

 “Kushtet në terren janë shumë të këqija. Terreni po kërkohet nga më shumë se 60 persona për shkak të kushteve që nuk mund të përdorim helikopter.

Aktualisht jemi duke kërkuar vendndodhjen e fundit të mundshme në zonën e Slunja, por gjithçka është relative dhe do të vazhdojmë”, citohet të jetë thënë nga qendra e komunikimit të Drejtorisë së Policisë së Karllovac.

Ndërkohë raportohet jozyrtarisht se në aeroplan kanë qenë tre shtetas gjermanë dhe një kroat dhe se kontrolli i fluturimit kroat ka marrë një thirrje të tyre për ndihmë.

Share This Article