Kroacia bllokon 8 mijë kg speca nga Divjaka, u gjetën pesticide

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Autoritetet kroate kanë bllokuar këtë të mërkurë një sasi prej 8 mijë kilogramësh speca djegës të ardhura nga Divjaka.

Kontrolli i kryer në kufi ka zbuluar se specat përmbanin tre preparate bujqësore të ndaluara, duke bërë që i gjithë ngarkimi të ndalohet.

Burime bëjnë me dije se sasia e sekuestruar pritet të asgjësohet në Kroaci, pa mundësi rikthimi.

Ky nuk është rasti i parë kur produktet bujqësore shqiptare ndalohen në tregjet e rajonit. Vetëm një muaj më parë, autoritetet në Kroaci dhe Slloveni bllokuan sërish perime nga Shqipëria për shkak të përmbajtjes së lartë të pesticideve.

Ngjarja ka rindezur edhe një herë shqetësimet mbi kontrollin e dobët të produkteve bujqësore shqiptare që eksportohen jashtë vendit.

Share This Article