Më shumë se 150 persona shpejtonin se cili do të arrijë i pari deri tek kryqi i shenjtë në manifestimin qendror që u mbajt në Shkup, me rastin e festës “Uji i Bekuar”.
Më fatlumi fitoi ikonë, Bibël, kryq dhe qafore, dhurata që i ndau Kishte Ortodokse Mmaqedonase dhe Qyteti i Shkupit.
Feta e Ujit të Bekuar përveç në Shkup, tradicionalisht u mbajt në disa qytete të Maqedonisë. Në Ohër, numri i pjesëmarrësve kaloi numrin 500.
M rastin festës Uji i Bekuar, në Ohër morën pjesë edhe drejtues të partive politike të cilët e shfrytëzuan festën për të dërguar mesazhe për shëndet dhe lumturi, por edhe ndonjë mesazh politik.
Festa e Ujit të Bekuar kremtohet që nga shekulli i dytë, ndërsa lidhet me pagëzimin e Jezu Krishtit në ujërat e lumit Jordan nga ana e Shën Gjonit Pagëzorit. Tradicionalisht, kryqet hidhen në ujëra, dhe ai që kap Kryqin e Shenjtë besohet se e ndjekin bekimet dhe lumturitë gjatë gjithë vitit.