Kroacia do të marrë 22 miliardë euro nga pakoja e BE-së

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kroacia do të marrë 22 miliardë euro nga pakoja e Bashkimit Evropian, kumtoi sot në mëngjes kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq.

“Në Kroaci sjellim 22 miliardë euro, që është garanci për rikuperim të shpejtë të ekonomisë dhe zhvillim të mëtutjeshëm të balancuar të vendit”, shkroi Plenkoviq në Tuiter, pasi që liderët e BE-së arritën marrëveshje për buxhetin disavjeçar të përbashkët dhe fondin për rikuperim.

Shuma e përgjithshme e pakos për rikuperim është 1.824 miliardë euro, prej të cilave 1.074 miliardë janë në kuadër të buxhetit të përbashkët për periudhën 2021 – 2027.

Fondi për rikuperim të BE-së është 750 miliardë euro, ndërkaq përbëhet nga 390 miliardë ndihmë të pakthyeshme dhe 360 miliardë kredi.

Ky fond do të financohet me detyrim të përbashkët të BE-së në tregjet botërore të kapitalit, ndërsa afati për pagesë të kredisë është fundi i vitit 2058.

Share This Article