Kroacia goditet nga moti i ligë, stuhi, shira të rrëmbyeshëm e drunj të shkulur

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas paralajmërimit se Gadishulli Ballkanik do të goditet nga moti i ligë – përkatësisht stuhitë, shirat e rrëmbyeshëm e me gjasë edhe tornadot, tashmë në disa shtete të rajonit këto paralajmërime kanë filluar të shfaqen.

Në Kroaci disa pjesë janë goditur nga erërat e fuqishme, ku nga fuqia e madhe shkatërruese janë shkulur me rrënjë pemët, dëmtuar veturat – duke bërë që të bllokohet trafiku.

Agjencia meteorologjike Severe Weather paralajmëroi se Gadishulli Ballkanit po rrezikohet nga stuhitë, që do të pasojnë gjatë ditëve në vijim.

Madje në listën e vendeve me rrezikshmëri të lartë janë cilësuar Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Kroacia, Bosnja e Hercegovina si dhe Serbia.

Mediat kroate raportojnë se autoritetet kanë alarmuar qytetarët për motin e ligë – duke i këshilluar që të mos dalin jashtë nëse nuk kanë ndonjë nevojë urgjente. 

Share This Article