Kroacia në krah të Kosovës: Autorët duhet të sillen urgjentisht para drejtësisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministria e Jashtme e Kroacisë, e ka dënuar ashpër sulmin ndaj Policisë së Kosovës herët në mëngjes, ku mbeti një zyrtar policor i vrarë dhe një tjetër i plagosur. Ata kanë dërguar ngushëllimet më të përzemërta familjes së policit të vrarë. Gjithashtu u theksua se autorët duhet të sillen urgjentisht para drejtësisë.

“Dënojmë fuqishëm sulmin e dhunshëm ndaj policisë së Kosovës herët në mëngjes. Ngushëllimet tona të përzemërta familjes së policit të vrarë gjatë kryerjes së detyrës dhe shërim të shpejtë për zyrtarin e plagosur. Autorët duhet të sillen urgjentisht para drejtësisë”, shkroi ministria e Jashtme e Kroacisë.

Share This Article