ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Përfundojnë vizitën në Britani, Donald dhe Melania Trump nisen drejt SHBA-së 14 hours ago
“Raportet SHBA-Britani, të pathyeshme”, Trump lë pas kurorën e mbretit dhe flet politikë me Starmer 19 hours ago
Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste 19 hours ago
Marrëveshje prej 250 miliardë funtesh Britani-SHBA, Starmer: Unë dhe Trump e pëlqejmë njëri-tjetrin 19 hours ago
Vazhdon mbrojtja e UÇK në Hagë, Williams mbyll dëshminë: Thaçi nuk ishte fshatar, u arsimua në Zvicër 19 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Kroacia planifikon zgjerimin e BE-së gjatë presidencës së saj

albnews by albnews
2 November, 2019
in Bota
0
Për herë të parë pas 10 viteve, shumica e qytetarëve mbështesin zgjerimin e BE-së
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Çështja e reformave të BE-së mund të vazhdojë paralelisht me zgjerimin dhe Kroacia do të përpiqet të tregojë se zgjerimi është një proces i besueshëm, pasi është një nga politikat më të suksesshme evropiane, deklaroi ambasadori kroat në Serbi, Gordan Bakota duke shtuar se Kroacia ka përgjegjësi të veçantë për të kaluar pishtarin e zgjerimit gjatë presidencës së saj në BE.

“Është tepër e ndërlikuar të arrihet uniteti i BE-së për tema të tilla, por ne do të bëjmë çmos për të treguar se sa i rëndësishëm është zgjerimi për transformimin e vendeve dhe na vjen keq që Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë nuk iu dha një datë për hapjen e negociatave të pranimit”, theksoi sot Bakota për të përditshmen serbe ”Danas”, me rastin e presidencës gjashtëmujore të radhës të BE-së nga Kroacia, që nga 1 janari i vitit 2020.

RelatedPosts

Zbulim historik? Një planet i ngjashëm me Tokën mund të jetë i banueshëm

Trump: Ushtarët rusë po vriten në një shkallë më të lartë se ata ukrainas

Trump thotë se SHBA-ja synon ta rimarrë bazën Bagram në Afganistan

Bakota shtoi, se gjatë presidencës së Kroacisë, do të bëhen hapa përparimtarë, si në lidhje me hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë, ashtu edhe për vazhdimin e integrimit të Serbisë në BE.

Ai theksoi se Kroacia dëshiron gjithashtu të shohë Bosnje-Hercegovinën të përparojë në udhëtimin euro-atlantik.

Bakota vuri në dukje se Kroacia do të fillojë presidencën e saj të BE-së në një moment shumë interesant, sepse BE do të ketë institucione të reja, për shkak të Brexit-it, që me siguri do të jetë një nga temat kryesore dhe për shkak të bisedimeve për kornizën financiare 2021-27 .

Ai përmendi gjithashtu mbrojtjen e kufijve të jashtëm të BE-së, duke e cilësuar atë shumë të rëndësishme për Schengen-in dhe ruajtjen e sigurisë.

Ai rikujtoi se Komisioni Europian kohët e fundit vlerësoi se Kroacia i plotësonte kriteret për t’u bashkuar me zonën Schengen.

“Politika e zgjerimit, që është me rëndësi të veçantë për Serbinë, ka një rëndësi të jashtëzakonshme për BE-në dhe rolin e saj global”, shtoi Bakota.

”Në gjysmën e parë të majit të vitit 2020, Kroacia do të organizojë një Samit të Ballkanit Perëndimor, sepse ne e vendosim zgjerimin shumë të lartë në axhendën tonë të presidencës”, deklaroi Bakota, duke shtuar se Kroacia e sheh zgjerimin si një fuqi transformuese për çdo shoqëri./ATSH/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Përfundojnë vizitën në Britani, Donald dhe Melania Trump nisen drejt SHBA-së

Përfundojnë vizitën në Britani, Donald dhe Melania Trump nisen drejt SHBA-së

18 September, 2025
“Raportet SHBA-Britani, të pathyeshme”, Trump lë pas kurorën e mbretit dhe flet politikë me Starmer

“Raportet SHBA-Britani, të pathyeshme”, Trump lë pas kurorën e mbretit dhe flet politikë me Starmer

18 September, 2025
Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste

Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste

18 September, 2025
Marrëveshje prej 250 miliardë funtesh Britani-SHBA, Starmer: Unë dhe Trump e pëlqejmë njëri-tjetrin

Marrëveshje prej 250 miliardë funtesh Britani-SHBA, Starmer: Unë dhe Trump e pëlqejmë njëri-tjetrin

18 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result