Kroacia shënon rekord të rasteve ditore

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Autoritetet në Kroaci kanë bërë të ditur se 24-orëshi i fundit ishte më i rëndi që prej fillimit të pandemisë sa u përket rasteve pozitive me koronavirus.

Janë regjistruar 358 raste pozitive me COVID-19, që është rekord ditor për këtë vend, njoftojnë mediat e Kroacisë të mërkurën. Ndërkohë nuk raportohet për asnjë rast ët vdekjes. Deri më tash kanë humbur betejën me COVID-19, 175 pacientë.

Me këtë, numri i përgjithshëm i rasteve pozitive në Kroaci është rritur në 8.889.

Raste aktive janë 2.352.

Share This Article