Kroçiera luksoze me mbi 100 turistë nga SHBA, në Durrës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një kroçierë luksoze ka mbërritur për herë të parë në Durrës. Anija solli turistë nga Shtetet e Bashkuara të Amerkës që do të vizitojnë disa qytete në vendin tonë

Kjo është krociera National Geographic Orion që mbërriti për herë të parë në Durrës. Ajo u ankorua në një prej kalatave të portit në qytetin bregdetar.

Anija luksoze është e njohur për inteneraret eksploruese dhe përvojën e veçantë ndërsa solli 108 turistë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ata do të vizitojnë disa destinacione në vendin tonë.

“Është shumë bukur jemi shumë të lumtur që jemi këtu, mikëpritja ishte fantastike, e dashuruam Durrësin. Do të vijmë përsëri në Shqipëri”, tha Alex Dudov, kapiteni i kroçierës.

“Sapo ka mbërritur nga Saranda, është një kompani kroçere e specializuar në turizmin e aventurës dhe ekspeditave. Është hera e parë që viziton brigjet e Shqipërisë,” tha Taulant Allka, kapiteni i Portit të Durrësit.

E njëjta kroçiere pritet të mbërrijë edhe pesë herë të tjera gjatë këtij sezoni në Durrës ndërsa ka prenotuar edhe për sezonin e vitit 2026.

Share This Article