Kontrata e tanishme e gjermanit pritet të skadojë në qershorin vitit 2023.
Toni Kroos ka pasur më të vërtetë një karrierë të madhe në Real Madrid, duke fituar katër Liga të Kampionëve dhe bërë legjendë e klubit me ish mesfushorin e Bayern Munchen që e ka bërë të qartë që ai dëshiron të pensionohet për Los Blancos.
Kontrata e tanishme skadon në qershor të 2023, por Kroos është i përkushtuar për ta fituar një vazhdim kontrate që do ta vendoste atë në pozitën e tij deri në fund të karrierës në kryeqytetin spanjoll.
“Qëllimisht e zgjodha periudhën e kontratës kur e zgjata atë për herë të fundit, për shkak se pastaj do të isha 33 vjeçar dhe jam në një moshë të mirë të mendoj se sa do të vazhdoj”, tha Kroos për Sky Sport Gjermania.
“Megjithatë, nuk dua të mendoj për këtë, kemi një marrëdhënie të jashtëzakonshme me klubit që kurrë nuk do ta vë në rrezik për ndonjë spekulim”.
“Mendoj që kjo është një çështje e të dyja palëve, dëshiroj ta përfundoj karrierën këtu dhe do të ndodh në këtë mëmyrë, kur do të ndodh nuk mund të jap përgjigje të sakt, nëse do të jetë më 2023 apo një vite apo dy vite më shumë”.
Kross ka qenë lojtar kyç për Carlo Ancelottin në sezonin 2021/22 dhe nuk ka shenja që do të ndalët, madje duke lënë në bankë edhe Eduardo Camavinga dhe Federico Valverde.
“E di çfarë kam bërë për këtë klub dhe ata e dinë që ata me kanë mua aty”, vazhdoi Kroos.
“Ende ndihem mirë, por duhet të adaptoheni në nivel që ua pranon trupi, po ashtu duhet të keni vullnet”.
Kylian Mbappe dhe Erling Haaland shihen si dy transfere kryesore të Real Madridit për verë dhe ish lojtari i Bayer Leverkusen beson se kjo është natyrale për një klub si Los Merengues.
“Për shkak të statusit të kontratave të tyre dhe cilësive, ata janë lojtarët më të mirë në treg për momentin”, dha detale Kroos.
“Real Madridi gjithmonë lufton për lojtarët më të mirë dhe të dy janë të tillë. Nuk mund të them çfarë do të ndodh, për shkak se, në fund, unë nuk jam presidenti i klubit”.