Polonia do të sfidojë Shqipërinë të dielën në “Air Albania”, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Euro 2024. Futbollisti i polakëve, Grzegorz Krychowiak ka dalë sot në konference për shtyp ku ka vlerësuar në maksimum kuqezinjtë.
“Jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e ndeshjes, kemi luajtur me Shqipërinë edhe më parë dhe e dimë çfarë presim nga kundërshtari dhe tifozët shqiptarë. Do të përpiqemi ta fitojmë dhe të kthehemi në shtëpi me tre pikë.
Atmosfera në skuadrën polake? Shtypi mund të thotë çfarë të dojë, por atmosfera jonë nuk është e rënduar. Kemi ardhur të motivuar, e dimë rëndësinë e ndeshjes. Do të bëjmë çmos që ta fitojmë ndeshjen, jemi të kënaqur nga skuadra dhe besoj se do t’ia dalim edhe me ndihmën e trajnerit Fernando Santos.
Për mua rëndësi kanë pikët se sa loja e bukur. Një humbje në Tiranë do ta komplikonte rrugëtimin e skuadrës polake, duam vetëm rezultatin. Është një ndeshje futbolli, ambienti dhe tifozët kanë rëndësi, por nuk është gjithçka. Mendjen e kemi te fusha.
Si ndjehet Krychowiak me komentet e tifozëve që nuk kanë qenë pozitive? “Nuk jam i vetëdijshëm. Ndoshta ju e dini më mirë, për mua rëndësi se gjithçka ka mendimi i trajnerit dhe jo tifozët” – tha ai.