Kryebashkiaku i Athinës më 14 gusht në Himarë, tubim për lirimin e Fredi Belerit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryebashkiaku i Athinës, Kostas Bakojanis do të mbërrijë më 14 gusht në Himarë për t’iu bashkuar një tubimi për lirimin e menjëhershëm të kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Belerit.

Sipas mediave greke, kryebashkiaku do të marrë pjesë në tubimin që organizohet me iniciativën e organizatës “Omonia” pasditen e së hënës, në Pedonalen Qendrore të Himarës, pasi skadon afati tre mujor i parashikuar nga ligji zgjedhor për betimin e Belerit.

Kalimi i afatit do t’i mundësojë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të vijojë me përsëritjen e zgjedhjeve.

Këtë të premte (11 gusht), Beleri u vizitua në ambientet e paraburgimit nga deputeti grek i partisë Demokracia e Re, Angelos Syrigos. Ky i fundit u shpreh se nëse Beleri nuk betohet si Kryebashkiak, marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë do të prisheshin.

Beleri u arrestua më 12 maj, ndërsa hetimet ndaj tij kishin nisur më 9 maj pas referimit të rastit nga policia e Vlorës, dhe u mbështet me pamje filmike dhe përgjime pasi një agjent i infiltruar i policisë, përgjoi momentin kur bashkëpunëtorët e Belerit dhanë lekë për vota.

Share This Article