Kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Kristian Shkreli në SPAK, i komunikohet akuza e korrupsionit zgjedhor

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryebashkiaku socialist i Vaut të Dejës, Kristian Shkreli është paraqitur këtë të premte (3 tetor) në Prokurorinë e Posaçme kundër korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ku i është komunikuar akuza e korrupsionit në zgjedhje.

Pas fletëthirrjes së dërguar nga SPAK, Shkreli është paraqitur në prokurori i shoqëruar nga avokati i tij.

Pak muaj më parë, Shkreli mohoi ishte pjesë e kontrollit të Strukturës së Posaçme Anti Korrupsion, në dyshimet për përfshirjen e zyrtarëve të lartë në krimin e zgjedhur.

 “Jam në krye të detyrës, jam i gatshëm për bashkëpunim me të gjithë instancat qeveritare. Po bëj punën që na ka votuar populli dhe të kryejmë detyrën që na është dhënë dhe besuar nga populli”, ka thënë më herët kryebashkiaku i Vaut të Dejës.

Lidhur me vënien nën hetim të Shkrelit apo sekuestrimin e celularit të tij, SPAK nuk bëri asnjë koment.

Share This Article