Kryebashkiaku rus habit me arsyet e regjistrimit në ushtri: Një pjesë shkon në front për t’iu larguar gruas

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Braktisja e Rusisë nga dhjetëra mijëra meshkuj që kanë kaluar çdo kufi të mundshëm në ditët e fundit, nga ato veriorë të Finlandës deri tek ato jugorë të Kazakistanit, është komentuar në mënyra të ndryshme.

Kryesisht, me vullnetin e tyre për mos t’iu përgjigjur thirrjes së presidentit Vladimir Putin për të luftuar në Ukrainë, ku gjerat për Kremlinin nuk po shkojnë mirë, pavarësisht deklaratës për aneksimin e territoreve të pushtuara.

Ndërkohë, për arsyet që çojnë mijëra të rinj në front, është folur për nacionalizëm, atdhedashuri, ose tru shpëlarje, sipas këndit që shihet çështja.

Por asnjë nga këto komente nuk kanë origjinalitetin e deklaratës të kryebashkiakut të qytetit të Vorkutës,  Yaroslav Shaposhnikov.

I intervistuar mbi fenomenin mbi mobilizimin  e rezervistëve në qytetin e tij, kryebashkiaku u shpreh se,  ”të paktën 10% i atyre që shkojnë vullnetarë e bëjnë për t’iu shmangur gruas. Ato ndoshta janë mësuar së tepërmi me komoditetet e jetës, dhe nuk bëjnë gjë tjetër se të qahen”, deklaroi ai.

Deklaratat bënë xhiron e rrjeteve sociale ruse, duke e kthyer kryebashkiakun e qytezës minerare të harruar në veriun polar, në një subjekt “memesh”.

 Shaposhnikov i intervistuar më vonë korrigjoi paksa fjalinë, duke thëne se ishin marrë jashtë kontekstit, por shtoi se ai vazhdon të mendojë se gratë janë suport për burrat, dhe duhet ta mbështesin në çdo situatë”. Duke parë pamjet e qytezës që në periudhën sovjetike është përdorur edhe si gulag ku punonin dhe vdisnin në miniera të dënuarit politikë, mund të mendohet se arsyeja e vetme e zellit ushtarak është dëshira për të braktisur atë qytet që nga të paktët perëndimorë që e kanë vizituar përshkruhet si një “ferr në tokë”, kryesisht për të ftohtin dhe për ndotjen. 

Share This Article