Kryebashkiaku socialist punësohet me 40 orë pune, tek Muzeu Historik në Fier!

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryebashkiaku i Mallakastrës, Qerim Ismailaj, për të cilin SPAK kërkoi 1 vit burg për fshehje të dënimit në formularin e dekriminalizimit, punësohet si pjesë e stafit të Muzeut Historik, në Fier. WebLajm shkruan se Ismailaj ka kryer këtë punë pranë muzeut, në shlyerje të dënimit dhënë nga gjykata e posaçme, dënim të cilin ai e ka pranuar.

Sipas gazetarit, Arsen Rusta, kryebashkiaku i Mallakastrës, ka kryer 40 orë punë në interes të komunitetit duke dërguar në SPAK vërtetimin se ai ka punuar pranë Muzeut Historik në Fier. Ende mbetet e paqartë puna që ka bërë Ismailaj në Muzeun e Fierit, i cili ka në organikë ‘Ciceron’, ‘Historian’, ‘Roje’, ‘Bileta’, ‘Shitës’ apo ‘Drejtues’

Këtë punë prej 40 orësh, Ismailaj, e ka kryer pa pagesë, ndërsa kjo pritet t’i shtohet CV së tij si drejtues i Bashkisë Mallakastër dhe funksionar politik e publik. Gjykata e Posaçme pranoi këtë kërkesë të SPAK ndërsa dënimi ndaj Ismailajt u dha me kusht, 6 muaj burg konvertuar në 40 orë punë në shërbim të komunitetit.

Share This Article