Kryediplomati grek pritet me protesta në Tiranë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Partisë Drejtësi, Integritet dhe Unitet, Shpëtim Idrizi ka dalë në një prononcim për mediat, në të cilën ka njoftuar se policia ka refuzuar kërkesën e PDIU për mbajtjen e një proteste paqësore përpara Ministrisë së Jashtme.

Idrizi tha se arsyeja që policia ka refuzuar dhënien e lejes për mbajtjen e protestës, është për shkak të masave anticovid ndërkohë që sipas tij, përditë shihet se PS dhe Edi Rama mblidhen sipas axhendave të tyre.

Kreu i PDIU theksoi se, mbajtja e protestës në ditën kur Ministri i Jashtëm grek vizion Tiranën është për t’i kujtuar atij të marrë parasysh kërkesat e shqiptarëve, heqjen e ligjit të luftës, dhe “çështjen e Camërisë”.

Ndërkohë Idrizi, deklaroi se protesta do të zhvillohet me të gjitha mënyrat pavarësisht se policia nuk ka dhënë lejen për mbajtjen e saj.

“Jam i detyruar që të bëj një prononcim të shkurtër për këtë që po ndodh, është shtetrrethim i vërtetë nga policia, ne kishim bërë kërkesë të bënim protestë paqësore që t’i kujtonim palës greke të heqin ligjin e luftës, për Çamërinë, apo për çështje të tjera që shqetësojnë shqiptarët. Shqipëria boll ka humbur tokë e det. Fatkeqësisht leja dhe njoftimi ynë është refuzuar nga policia me justifikimin e Covidit, ndërkohë ne kishim marrë masat të respektonim masat, është i turpshëm arsyeja që kanë gjetur, ne shohim përditë mbledhjet e asamblesë së Edi Ramës. Në kohë Covidi Greqia kërkon kufijtë shqiptarë me duar të forta, jemi të detyruar të vendosemi përpara policisë së shtetit, ne nuk kemi dalë përpara atyre këtu por të mikut të paftuar që vjen këtu për të vijuar axhendën greke. Në këto kushte jemi të detyruar të vijojmë protestën me të gjithë mënyrat”, tha Idrizi.

Ndërkohë policia ka rrethuar gjithë zonën pranë Ministrisë së Jashtme për të evituar përplasjet/abcnews.al.

Share This Article