Kryediplomati i Kinës telefonatë me Lavrov: Do jemi të paanshëm për luftën në Ukrainë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryediplomati kinez Wang Yi në një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka deklaruar se Pekini nuk do të mbajë anë sa i përket luftës në Ukrainë.

Telefonata mes dyshes Yi-Lavrov erdhi një ditë pasi delegacion kinez mori pjesë në bisedimet ndërkombëtare për përfundimin e konfliktit që përfshinte Kievin, por jo Moskën.

Wang i theksoi ministrit Lavrov  se Kina dhe Rusia janë miq dhe partnerë të mirë e të besueshëm.

Për krizën e Ukrainës, Kina do të mbajë një pozicion të pavarur dhe të paanshëm, do të tingëllojë një zë objektiv dhe racional, do të promovojë në mënyrë aktive bisedimet e paqes dhe do të përpiqet të kërkojë një zgjidhje politike në çdo rast ndërkombëtar shumëpalësh”, ka thënë Wang, raporton CNN.

Nga ana e tij, Lavrov vlerësoi rolin konstruktiv të luajtur nga Kina drejt një zgjidhjeje politike të krizës së Ukrainës.

Thirrja pasoi bisedimet dy-ditore të organizuara nga Arabia Saudite, ku rreth 40 vende, përfshirë aleatët kryesorë të Ukrainës, Shtetet e Bashkuara, Britania, Gjermania, India dhe një numër vendesh të Lindjes së Mesme, u takuan për të diskutuar zgjidhjen e konfliktit, gati 18 muaj që nga fillimi i pushtimit të Moskës.

Grupi ra dakord mbi rëndësinë e dialogut ndërkombëtar për të gjetur një zgjidhje të përbashkët që do të hapë rrugën për paqen.

Share This Article