ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Festat e fundvitit, zbuloni 10 filmat më të mirë për t’u parë në atmosferën e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri 7 hours ago
“Po luan kartën e kërcënimit bërthamor”, Reuters: Rusia po zhvendos raketa balistike hipersonike në ish-bazën ajrore në Bjellorusi 7 hours ago
Dënohet me 12 vite burg ish-diplomati rus, akuzohet për shitjen e sekreteve shtetërore SHBA-së 7 hours ago
Pesë nga veshjet më ikonike të Mbretëreshës Elizabeth II – nga ekspozita e re mbretërore 7 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 7 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Kryediplomati i Mbretërisë së Bashkuar intervistohet nga Këshilli Atlantik

albnews by albnews
18 September, 2020
in Bota, UK
0
Kryediplomati i Mbretërisë së Bashkuar intervistohet nga Këshilli Atlantik
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

“Ne po largohemi nga klubi politik, nuk po largohemi nga Evropa. Mendoj se gjeografikisht, kjo është bukur e rregulluar”, tha Raab

Sekretari i Jashtëm britanik, Dominic Raab, është intervistuar nga Këshilli Atlantik ku ai u mor në pyetje në lidhje me Brexit-in, projektligjin e diskutueshëm të Tregut të Brendshëm të Mbretërisë së Bashkuar, negociatat tregtare midis SHBA-ve dhe Mbretërisë së Bashkuar si dhe për ndihmën e jashtme britanike, transmeton Anadolu Agency (AA).

RelatedPosts

“Po luan kartën e kërcënimit bërthamor”, Reuters: Rusia po zhvendos raketa balistike hipersonike në ish-bazën ajrore në Bjellorusi

Dënohet me 12 vite burg ish-diplomati rus, akuzohet për shitjen e sekreteve shtetërore SHBA-së

Pesë nga veshjet më ikonike të Mbretëreshës Elizabeth II – nga ekspozita e re mbretërore

Raab qëndron për vizitë në SHBA duke u marrë me pasojat mbi projektligjin e qeverisë së tij të Tregut të Brendshëm që dëmton ndërkombëtarët dhe rrezikon Marrëveshjen e së Premtes së Mirë që solli paqen në Irlandën e Veriut. SHBA është garantuese e marrëveshjes.

Ngjarja e djeshme me Këshillin Atlantik titullohej “Hartimi i një shtegu për Britani Globale: Një bisedë me sekretarin e Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, Dominic Raab”.

Duke folur për çështjen e Brexit-it, Raab tha se ata duan të largohen nga Bashkimi Evropian (BE), por se duan të jenë fqinj dhe miq më të mirë.

“Ne po largohemi nga klubi politik, nuk po largohemi nga Evropa. Mendoj se gjeografikisht, kjo është bukur e rregulluar”, tha Raab.

Ai tha se Britania e Madhe ishte e përkushtuar me gjithçka në Marrëveshjen e Tërheqjes me BE-në dhe shtoi se integriteti i tregut të vetëm të BE-së dhe tregu i brendshëm i Mbretërisë së Bashkuar duhej të mbroheshin.

“Ajo që nuk mund të kemi është se BE-ja po përpiqet të kryejë presion mbi këtë, atë që ata mendoj se e perceptojnë si një pikë të cenueshmërisë me Mbretërinë e Bashkuar, në mënyrë që të ngrejë një kufi rregullator poshtë Detit Irlandez. Pra, ne kemi marrë një fuqi rezervë, është një fuqi mbrojtëse, është proporcionale, por vetëm parandaluese. Shpresoj se nuk kemi nevojë për të”, theksoi Raab.

Sipas tij, ata kanë qenë mjaft të qartë dhe kanë dhënë angazhim absolut të pakushtëzuar, siç tha ai, “pa kufij me kontrolle, pa asnjë infrastrukturë shtesë që të ngrihet në kufirin midis Irlandës së Veriut dhe Republikës së Irlandës”.

“Ju nuk e keni dëgjuar atë nga BE-ja. Unë thjesht inkurajoj në mënyrë të butë miqtë tanë këtu për t’ia parashtruar pyetjet e njëjta BE-së, sepse unë besoj se ne mund të lehtësojmë të gjithë atë pasiguri sa hap e mbyll sytë nëse BE-ja bën të njëjtin angazhim të njëanshëm që bëri Mbretëria e Bashkuara”, tha Raab.

Ai theksoi se ekonomitë e SHBA-ve dhe Mbretërisë së Bashkuar ishin “shumë komplimentuese”, por shtoi se, “Ne jemi shumë të qartë nga ana jonë, ne në asnjë mënyrë nuk do të reduktojmë standardet tona të rregulluara”.

Intervistuesi i tij përmendi se sekretari amerikan i shtetit është optimist lidhur me perspektivat e një marrëveshjeje tregtare midis SHBA-ve dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Sipas sekretarit të Jashtëm britanik, “ata po bëjnë një përparim të madh”.

“Ndoshta ata mund ta bëjnë këtë në kohë për zgjedhjet, ndoshta mund të ketë një zgjatje, por të shohim, të punojmë për atë”, shtoi Raab.

Ai theksoi se derisa kanë rëndësi BE-ja, SHBA-të dhe Kina, po ashtu për Mbretërinë e Bashkuar kanë rëndësi edhe vendet e tjera, përfshirë Indinë, Japoninë, Korenë e Jugut, Izraelin dhe Kanadanë.

Raab tha se Britania është e përkushtuar që të jetë një “fuqi e mirë” në botë dhe se buxheti i ndihmës i Mbretërisë së Bashkuar është i madh.

Vitin e ardhshëm, Mbretëria e Bashkuar merr presidencën e G7-tës midis pasojave të vazhdueshme nga pandemia globale e koronavirusit të ri (COVID-19) dhe po ashtu do të jetë nikoqire e një samiti mbi krizën e klimës.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Festat e fundvitit, zbuloni 10 filmat më të mirë për t’u parë në atmosferën e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri

Festat e fundvitit, zbuloni 10 filmat më të mirë për t’u parë në atmosferën e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri

27 December, 2025
“Po luan kartën e kërcënimit bërthamor”, Reuters: Rusia po zhvendos raketa balistike hipersonike në ish-bazën ajrore në Bjellorusi

“Po luan kartën e kërcënimit bërthamor”, Reuters: Rusia po zhvendos raketa balistike hipersonike në ish-bazën ajrore në Bjellorusi

27 December, 2025
Dënohet me 12 vite burg ish-diplomati rus, akuzohet për shitjen e sekreteve shtetërore SHBA-së

Dënohet me 12 vite burg ish-diplomati rus, akuzohet për shitjen e sekreteve shtetërore SHBA-së

27 December, 2025
Pesë nga veshjet më ikonike të Mbretëreshës Elizabeth II – nga ekspozita e re mbretërore

Pesë nga veshjet më ikonike të Mbretëreshës Elizabeth II – nga ekspozita e re mbretërore

27 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result