Kryemadhi: 25 Prilli, një referendum për ndryshimin e Shqipërisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka pritur në një takim ambasadorin e ri të OSBE në vendin tonë, Vincenzo Del Monaco.

Në një postim të sajin në Facebook, Kryemadhi shprehet se, gjatë takimit është diskutuar mbi procesin zgjedhir të 25 prillit dhe sfidat e Shqipërisë.

Kënaqësi të prisja sot në takim Ambasadorin Vincenzo Del Monaco, Kryetar i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri.

Shkëmbyem mendime mbi procesin zgjedhor të 25 prillit dhe sfidat e Shqipërisë. Prezenca e OSBE ka një sfidë të madhe perpara, përsa i takon besimit të qytetarëve tek institucioni i zgjedhjeve.

Kjo është një sfidë jo vetëm e prezencës së OSBE këtu, por për të gjithë aktorët politikë dhe sidomos e opozitës shqiptare. Në zgjedhjet e 25 prillit ne presim një nga pjesmarrjet më të mëdha, për të qenë një referendum për ndryshim cilësor të gjendjes në Shqipëri“, tha Kryemadhi.

Share This Article