Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në në RTV Ora u shpreh se gjyqtarët që i kanë bërë gjyqin Presidentit Ilir Meta, sot janë të favorizuarit e Edi Ramës.
“I gjithë procesi gjyqësor tregoi të kundërtën e asaj fushate boomerangu dhe historie të tjera. Është i vetmi që ka mbyllur edhe 5-0 gjykimin, as 3-2 dhe as 4-1, por 5-0 kur dihet shumë mirë nëse dy gjyqtarë ishin kryesorë në procesin e hartuar kundër tij. Ata gjyqtarë që kanë gjykuar Ilir Metën sot janë të favorizuarit e Edi Ramës. Mos e harroni këtë gjë, Nuk po përmend emra. Ata që kanë bërë gjyqin e Ilir Metës janë të favorizuarit e Edi Ramës dhe ortakët e tij”, tha Kryemadhi.
Kryemadhi u shpreh se nëse do ishte në vendin e kreut të demokratëve, Lulzim Basha do shkonte në zgjedhje me Edi Ramën, kryeministër.
“Të jem unë si Lulzim Basha unë shkoj në zgjedhje me Edi Ramën. Sot të shkosh në zgjedhje me Edi Ramën kemi 90% të shqiptarëve. Ja kam thënë dhe Basha e di shumë mirë këtë gjë, jo vetëm Basha por shumë të tjerë. Nuk kam asnjë kontraditë (me Bashën), jemi të rakorduar. Jemi në negociata me ndërkombëtarët. Sot opozita është në udhëheqje të opinionit kombëtar dhe shqiptar. Shqiptarët kanë dalë në rrugë për veten e tyre dhe nëse shqiptarët nuk shikojnë që kjo opozitë që ka marrë përsipër ti udhëheqë nuk është e qartë. Negociatat tona me ndërkombëtarët nuk janë për të zgjidhur krizën e momentit që edhe politikanët dhe ndërkombëtarët të shkojnë me pushime në gusht, nuk ka rëndësi se kush është në anën tjetër.Negociohet për për ti dhënë fund tranzicionit 30 vjeçar që e ka çuar vendin në vijën e fundit”, tha ajo.