ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Të paktën tetë të vdekur pas shpërthimit të një makine pranë Fortesës së Kuqe në Delhi (video) 3 hours ago
Trump kërcënon BBC-në me veprime ligjore për redaktimin e fjalimit në Panorama 3 hours ago
Bleta e re ‘Lucifer’ me brirë të ngjashëm me djallin gjendet në Australi 3 hours ago
Policia indiane po shqyrton ‘të gjitha mundësitë’ pas shpërthimit në Delhi që vret tetë persona 3 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 3 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Kryemadhi: Bujqësia një nga prioritetet tona

albnews by albnews
17 March, 2021
in Albania
0
Kryemadhi: Bujqësia një nga prioritetet tona
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ishte sot në Fier – Shegan të Lushnjes, ku prezantoi kandidatin për deputet, Etnor Krakulli.

“Ne e dimë shumë mirë që i gjithë qarku i Fierit, sidomos këtu ku jemi sot në Fier – Shegan një nga problemet më të mëdha që ka është largimi i të rinjve dhe të rejave, bujqësia dhe mungesa e investimeve për infrastrukturën, ujin, kanalizimet, rrugët dhe i gjithë procesi i shitjes së prodhimeve të zonës”, tha Kryemadhi.

RelatedPosts

Ambasadorja e Francës në linjë me opozitën: Nuk ka direktivë të BE për ligjin e barazisë gjinore

“Drama e një shoqërie: Të rinjtë ia kanë lënë vendimarrjen në dorë gjyshërve!”

Gjon Kolndrekaj: regjisori shqiptar i RAI

“Edhe kandidimi i Norit në listën e LSI-së ka të bëjë me përfshirjen dhe angazhimin që ne duhet të marrim në zona të caktuara. Ne si LSI na ka favorizuar jashtëzakonisht Kodi i ri Zgjedhor, sepse e ka bërë të mundur drejtpërdrejt pikën e kontaktit të njerëzve me zonën. Ndryshe nga partitë e tjera, ne këtu e kemi të shtrirë individin dhe përfaqësimin drejtpërdrejt me njerëzit e zonave të caktuara”, theksoi ajo.

“Si LSI ne angazhohemi në shumë gjëra, por kemi pesë prioritetet tona kryesore, që kanë të bëjnë jo vetëm me ekonominë dhe formalizimin e ekonomisë, por edhe me Kartën e Fermerit, që është një nga pikat tona kryesore, një nga pesë prioritetet tona. Kjo kartë ka të bëjë me çështjen e plehrave kimike, çështjen e ndihmës që duhet ti japim fermerit. Ke produkte vendase. Ne themi që duhet të konsumojmë prodhimet tona”, shtoi Kryemadhi.

“Të gjithë prodhimet tona, të cilët janë bio dhe shumë të mira, por me politikat që ka ndjekur sot qeveria, prodhimet vendase janë më të shtrenjta se ato të importit, sepse ne favorizojmë oligarkët, importuesit dhe nuk favorizojmë fermerin shqiptar, për të ulur çmimin e plehrave kimike, për të ulur çmimin e naftës, për të krijuar infrastrukturën e nevojshme për kanalet kulluese, kanalet vaditëse, rrugën për të shkuar deri në arë apo në vendin e punës e deri tek subvencionet që vijnë në bujqësi”, u shpreh ajo.

“Të gjithë shqiptarët kërkojnë prodhim vendas, me pleh organik, prodhime bio, por kur vjen puna, për arsye të varfërisë, të mungesës së fuqisë ekonomike, shqiptarët shkojnë dhe blejnë prodhime importi, sepse janë shumë më të lira se prodhimet vendase. Kjo sepse qeveria subvencionon importin, i krijon mundësinë që të hyjnë pa doganë, ndërkohë që prodhimet tona i shkatërron”, shtoi Kryemadhi.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Të paktën tetë të vdekur pas shpërthimit të një makine pranë Fortesës së Kuqe në Delhi (video)

Të paktën tetë të vdekur pas shpërthimit të një makine pranë Fortesës së Kuqe në Delhi (video)

11 November, 2025
Trump kërcënon BBC-në me veprime ligjore për redaktimin e fjalimit në Panorama

Trump kërcënon BBC-në me veprime ligjore për redaktimin e fjalimit në Panorama

11 November, 2025
Bleta e re ‘Lucifer’ me brirë të ngjashëm me djallin gjendet në Australi

Bleta e re ‘Lucifer’ me brirë të ngjashëm me djallin gjendet në Australi

11 November, 2025
Policia indiane po shqyrton ‘të gjitha mundësitë’ pas shpërthimit në Delhi që vret tetë persona

Policia indiane po shqyrton ‘të gjitha mundësitë’ pas shpërthimit në Delhi që vret tetë persona

11 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result