Kryemadhi: Do të jem deputetja e Lushnjës për të shlyer çdo borxh ndaj jush

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi zhvilloi sot një takim me qytetarët e e Lushnjës.

“Ndryshimi nuk vjen duke i bërë elozhe politikës së vjetër, ndryshimi nuk vjen duke u përkëdhelur tek kryetarët apo kryetaret e partive, ndryshimi nuk vjen duke u përçarë apo duke u përkëdhelur tek ish-liderët. Ndryshimi vjen tek fëmija ynë, tek shtëpia jonë, tek toka jonë. Ndryshimi vjen tek qyteti ynë, ndryshimi vjen me votën më 25 prill për numrin 6, për të votuar LSI-në. Sepse LSI-ja është partia e të rinjve dhe të rejave”, tha Kryemadhi.

“LSI-ja është familja e familjeve shqiptare, LSI-ja nuk është partia e kryetarëve. LSI-ja është partia juaj. Iku koha kur njerëzit thoshin që votojmë emrin. Emrat ikin dhe vijnë, por vlerat, virtytet, solidariteti, janë ato që na mbajnë bashkë. I japim dorën njëri-tjetrit, e ndihmojmë njëri-tjetrin dhe i qëndrojmë njëri-tjetrit. Ajo që ne duhet të kuptojmë më shumë se kushdo tjetër, është që, që nga Shkodra deri në Sarandë, kandidatët e Lëvizjes Socialiste për Integrim janë një, janë të gjithë bashkë, janë lista fituese e Lëvizjes Socialiste për Integrim”, u shpreh ajo.

“U bënë disa ditë që nuk kam folur sepse kam qenë nëpër takime, kam qenë në çdo shtëpi, në Fier, Elbasan, Tiranë, kudo. E di që sot të gjithë janë kureshtarë të shohin se çfarë ndodh në Lushnjë, por mjafton të shikoje karvanin e makinave me flamurin e LSI që tregon se kush është LSI”, u shpreh Kryemadhi.

“LSI është një parti që vjen duke u rritur, është një parti që nuk rritet nga pushteti, por është një parti që rritet nga forca e dashurisë së zemrës. Rritet nga dashuria, kurajo që kemi ne për të mbrojtur njëri-tjetrin, forca e solidaritetit sepse këto 2 vite, nga djegia e mandateve të LSI kanë qenë vitet më të vështira që ka pasur LSI, por kanë qenë edhe dy vitet që e konsoliduan LSI-në dhe e pastruan nga shushunjat dhe ata që pijnë gjakun e anëtarëve të saj”, theksoi Kryemadhi. 

Share This Article