Liderja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka deklaruar se nuk duan që Rama të bëjë qeveri tranzitore me opozitën, por të jetë një qeveri që do të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme.
“Ne nuk duam që Rama të vijë e të bëjë qeveri me opozitën, por të jetë një qeveri që të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kemi dëgjuar shpesh, edhe ambasadorë, që thonë se shitblerja e votës ndodh edhe në Amerikë apo kudo tjetër. Ne nuk duam qeveri si ajo e majit të 2017, kur ministrat ishin nga opozita, por askush nuk kishte asgjë në dorë për të vepruar. Qeveria tranzitore që duam ne është ajo që krijon kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Si? Eja të ulemi e ta diskutojmë. Qeveri tranzitore do të thotë një Ministri e Brendshme që nuk fut hundët në zgjedhje”, tha Kryemadhi, ndërsa më tej pati një “shpërthim” debati mbi raportin e OSBE-ODIHR-it për shitblerjen e votave.
kryetarja e LSI-së tregonte paragrafët ku vëzhguesit sillnin raste të ndihmave me ushqime përkundrejt votës nga ana e partisë në pushtet, Carlo Bollino mori raportin dhe nisi të lexonte pjesët ku vëzhguesit denonconin tentativat e njerëzve të LSI-së për të blerë vota përmes shumave të majme të parave, të ndaluar nga policia./Top Channel/