Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka vizituar sot një fermë në Frakull të Fierit ku ka vlerësuar punën e fermerëve duke u premtuar se do të bëjë më të mirën për bujqësinë.
Ajo shprehet se fermerët janë krenaria e Shqipërisë pasi me punën e palodhur të tyre, ata i japin jetë tokës pjellore me të cilën na ka bekuar Zoti.
“Të dëgjosh sfidat që përballen fermerët në Frakull të Fierit, e sidomos të rinjtë që kanë vendosur të qëndrojnë për punë të ndershme në vendlindje, vetëm sa të forcon bindjen për punën që duhet të bëjmë dhe ndihmën që kanë nevojë”, tha Kryemadhi.
“Ne do të bëjmë më të mirën, që djersa e familjeve që i dedikohen bujqësisë të mos shkojë më dëm por mundi i tyre të vlerësohet në bazë të punës së kryer”, tha ajo.