Kryemadhi flet për mundësinë e një koalicioni me PS-në

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në një lidhje në News 24 Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi deklaroi sot se do të jetë në listën e kandidatëve për deputetë të kësaj force në dy qarqe, atë të Elbasanit dhe të Fierit, por nuk përjashtoi mundësinë për të qenë dhe në listat e Tiranës dhe Durrësit.

“Do kandidoj në Fier dhe Elbasan si kryetare e LSI. Kodi i Edi Ramës e favorizoi LSI-në për të krijuar më shumë hapësirë për gratë dhe vajzat. Kërkon organizmi të përditshëm, inventarizim të Qendrave të Votimit. Ky kod favorizon jashtëzakonisht shumë të majtën e bashkuar për t’u vënë përballë Rilindjes. 25 prilli është dita për ndryshimin e madh për të cilin sot shqiptarët kanë nevojë më shumë se kurrë. Monika Kryemadhi është çdo njeri tjetër që do jetë në listë.


Nuk e kam menduar akoma për momentin, ka kohë deri atëherë dhe për Tiranën dhe Durrësin se me kodin i ri zgjedhor ia krijon shansin kryetarëve të partive që të votohen në 4 qarqe. Për t’u parë është. Interesante do të jetë shumë.

Sa i përket një koalicioni të mundshëm me PS, Kryemadhi tha se PS është e tëra në LSI. “Ne nuk bëjmë koalicion me Rilindjen, sektin që ka grabitur vlerat e socialistëve të vërtetë. LSI është parti e qendrës së majtë, ka ardhur si rezultat i arrogancës së lidershipit të atëhershëm të PS. Sekti solli taksa më të larta për të varfrit. Nuk është kjo rilindje që mund të themi që është PS”, tha Kryemadhi.

Share This Article