Kryemadhi i përgjigjet Metës: Protagonizëm bosh! Shfokusimi nga inceneratorët, shërbim ndaj Ramës e Veliajt

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka reaguar pas deklaratave të kreut të PL-së, Ilir Meta, bashkëshorti i saj.

Kryemadhi theksoi se shfokusimi nga çështja e inceneratorëve dhe protagonizmi bosh janë shërbimi më i mirë që mund t’i bëhen Edi Ramës, Erion Veliajt dhe bandës së tyre.

“Shfokusimi nga INCENERATORËT që unë kam kallëzuar me përgjegjësinë e firmës time dhe protagonizmi BOSH janë sot shërbimi më i mirë që mund ti bësh Edi Ramës, Erion Veliaj & Bandës së tyre.

Denoncimi me fakte, prova dhe firmë konkrete kundër bandës në qeveri dhe bashki; këto janë tema kryesore që mendoj se duhet të udhëheqin aksionin opozitar.

Gjithashtu, unë besoj se shqiptarët presin nga Opozita ide, vizion dhe propozime konkrete, që ngjallin shpresë dhe besim për popullin shqiptar. Se si do të rrisim mirëqenien dhe sigurinë e tyre. Filmat e vjetër me të njejtin përfundim janë pa interes për shumicën e shqiptarëve”-shkruan Kryemadhi.

https://www.facebook.com/KryemadhiMonika/posts/pfbid02HWEqSP8VXpprnxUowJCjiYNGseVtRNqBnc7MotcVQJbSfk6n2VyGDh9qorQeDwGAl
Share This Article