Kryemadhi i përgjigjet Ramës: Mos vazhdo të provokosh shqiptarët

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nga kryqëzimi i Durrësit, një ndër 5 pikat e bllokuara nga opozita nw Shqipëri, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi deklaroi se këto  protesta janë paralajmërim për Ramën, pasi mosbindja civile nuk ka nisur ende.

Më tej Kryemadhi i kërkoi Ramës të dorëhiqet, sepse vetëm po shkatërron shqiptarët.

“Sot kanë ardhur kaq shumë njerëz. Sot Shqipëria merr mesazh dhe shpërndahet në të gjithë vendin. Kjo bëhet për të gjithë ata që nuk kanë mundësi të vijnë në Tiranë. Sot jemi këtu dhe nesër do të jemi diku tjetër. Këto nuk janë më protestat e opozitës, janë protestat e shqiptarëve. Nuk ka rrugë tjetër. Është paralajmërim për Ramën. Nuk ka filluar akoma mosbindja civile. Sot protestat në 5 pika kryesore janë për ti thënë Ramës, je akoma vonë, mos vazhdo të provokosh shqiptarët, por tërhiqu.

Një kryeministër që i ka shkatërruar shqiptarët duhet të largohet”, tha Kryemadhi.

Share This Article