Kryemadhi i quan tradhetar kandidatët që pranuan mandatin e deputetit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një ditë para se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve t’u japë mandatin e deputetit 4 kandidatëve të LSI-së, të cilët dolën kundër vijës së partisë, Monika Kryemadhi i etiketoi si “tradhtare”.

“Logoja e LSI-së, flamuri i LSI-së, janë simbole të paprekshme dhe të pacënueshme. Mëkatet e njerëzve që hyjnë dhe dalin në listat tona ne do t’i paguajmë, por edhe një gjë, tradhtinë të gjithë e përdorin, por tradhtarin asnjë nuk e do”, tha Kryemadhi.

Nga radhët e demokratëve nuk është shënuar ende rrjedhje edhe pse mes tyre ka nga ata të cilët nuk e kanë firmosur lënien e mandatit.
Monika Kryemadhi, edhe pse nuk e fshehu zhgënjimin për ata që dolën kundër vendimit të partisë në takimin me të rinjtë e LRI, foli për zgjedhje të parakohshme.

“Të jeni të bindur që në fund të majit dhe fillimit të qershorit, Shqipëria do të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme politike”, tha Kryetarja e LSI-së.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply