Kryemadhi i reagon Ramës: Kujdes me detin se të merr batica

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama sot në Kuvend për çështjen e detit.

Rama ironizoi Krymadhin duke thënë se nuk mund ta përfshinte në marrëveshjen e 2009-tës, pasi në atë kohë nuk kishte lopatat por varkën.

Por, Kryemadhi tha se Rama shpërnguli shqiptarët, ndërsa e këshillon atë që të ketë kujdes me detin pasi e merr batica.

”Vetmuari Desperados shpërnguli shqiptarët, tani bën lojëra fjalësh sikur nuk shpërngulka dot detin. Por kujdes me detin se të merr batica dhe s’ka salvagente (e di vetë ti) që të të shpëtojë. Sa për lopatat e Monikës mos u shqetëso. S’ke parë akoma motorët reaktiv”, shkruan Kryemadhi në Facebook.

Share This Article