Kryemadhi: Jo dialog me Ramën pa u dënuar autorët e dosjeve 184 dhe 339

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në një reagim për RTV Ora ka hedhur poshte çdo pretendim për një dialog me kryeministrin Rama.

Sipas saj, nuk mund të ulesh në tavolinë pa u dënuar autorët e dosjeve 184 dhe 339.

“Nuk mund të ulesh në tavolinë pa u dënuar autorët e dosjeve 184 dhe 339. Kur dy palë duhet të ulen në tavolinë duhet ti ofrojnë dicka njëra – tjetrës. Ne kemi kërkuar shkaktarët e 184 dhe 339 para drejtësisë.  Si mund të ulesh me hajdutin që të ka vjedhur dhe t’i thuash faleminderit që nuk mi vodhe të gjitha, por më le një palë të brendshme për të veshur se ma morë të gjithë shtëpinë. Kjo është e gjithë historia të ulesh sot me Edi Ramën në tavolinë pa nxjerrë para drejtësisë ata që kanë futur duart te 184 dhe 339.Të  mos them pastaj edhe për dosje të tjera që janë pa fund”, ka deklaruar Kryemadhi.

Share This Article