ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Kryediplomatja finlandeze viziton Kosovën, pritet në takim nga Osmani 13 minutes ago
Sot Konferenca e 6-të Ndërqeveritare, hapen 4 kapituj të “Agjendës së gjelbër”, Kos: Shqipëria ka ecur shumë shpejt. Rama: Ritëm rekord 16 minutes ago
Trump thotë se ushtria amerikane shënjestroi përsëri një anije që dyshohet se transportonte drogë nga Venezuela, vriten 3 persona 26 minutes ago
Sanksionet ndaj Rusisë, Rubio: Trump do marrë vendimin e tij, edhe Europa të veprojë njësoj 29 minutes ago
Kërkesa e Donald Trump-BE shtyn prezantimin e paketës së sanksioneve ndaj Rusisë 31 minutes ago
Next
Prev
Home Albania

Kryemadhi: Kam kryer një operacion të vështirë, rreziku ka kaluar

albnews by albnews
3 June, 2019
in Albania
0
Kryemadhi i thotë Ramës: Perversi sulmoi sërish një grua
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, nëpërmjet një postimi në faqen e saj në Facebook, ka zbuluar arsyen e mungesës së saj në protestën e ditës së diel.

Ajo shkruan se ka kaluar një operacion të vështirë, por që për fat të mirë ka marrë konfirmimin se rreziku tashmë ka kaluar.

RelatedPosts

Sot Konferenca e 6-të Ndërqeveritare, hapen 4 kapituj të “Agjendës së gjelbër”, Kos: Shqipëria ka ecur shumë shpejt. Rama: Ritëm rekord

Ryanair po “braktis” Spanjën – Shqipëria mund të përfitojë

EMRI/ Vritet një shqiptar në Toronto

“Përshëndetje të gjithëve! Nëpërmjet këtij mesazhi do të doja fillimisht të falenderoja të gjithë ata mijëra qytetarë, që më kanë shkruar dhe janë interesuar për shëndetin tim. Në pamundësi fizike dhe kohore për t’ju kthyer përgjigje një e nga një, dua t’ju uroj shëndet dhe gëzime paçi gjithmonë. Zoti ju bekoftë dhe mbroftë familjet dhe të dashurit tuaj! Sot është dita e shtatë, pas një operacioni të vështirë që kam kryer. Ishte një ndërhyrje urgjente që duhej ta kryeja pas insistimit të mjekëve. Sot mora edhe konfirmimin e tyre që rreziku që kisha është tejkaluar, operacioni ka mbaruar me sukses. Këtë problem mjekësor doja ta përballoja vetë, pa shqetësuar askënd tjetër. Doja, që kjo betejë e imja të mos interferonte aspak, në luftën që shqiptarët po zhvillojnë këto muaj për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Për një Shqipëri të drejtë, që në themelin e saj ka votën e lirë dhe jo votimin monist. Për një Shqipëri me taksa të ulta. Për një Shqipëri ku gjithkush të ketë mundësi për punë dhe të jenë të mirëpaguar. Për një Shqipëri ku të gjithë të jemi të barabartë para ligjit. Për një Shqipëri ku të gjithë meritojnë një shërbim shëndetësor dinjitoz. Për një Shqipëri, ku çdo i ri të ketë mundësi të shkollohet, pa tarifa diskriminuese dhe të mos detyrohet të braktisë mësimet për pa mundësi financiare. Për një Shqipëri, ku çdo qytetar i saj ta ndjejë veten në shtëpinë e tij. Mes këtyre rreshtave desha të falenderoj një shoqen time mjeke, e cila bëri të mundur kryerjen e këtij operacioni. Ajo ka shumë vite që jeton, punon dhe shërben si mjeke dhe profesoreshë në Itali. Shumë nga miqtë edhe “armiqtë” e mi e njohin shumë mirë”, shkruan Kryemadhi.

Më tej, Kryemadhi pati edhe një mesazh për Edi Ramën “Me këtë rast doja t’i thoja edhe dy fjalë Edi Ramës. Mos e kthe në çështje personale këtë gjë. Përmbaji ”taborrët” e tu të portaleve dhe komentuesve anonimë, që paguhen nga taksat e shqiptarëve. Në vend, që këto para të shkojnë në shërbim ndaj tyre, Ti i shpenzon për këtë lukuni anonimësh, që sulmojnë me shpifje, sharje dhe ofendime. Kjo për arsyen e vetme, se nuk ke guxim t’i thuash vetë. Si i paburrë që je urdhëron me sms portalet e hijes tënde, të shpërndajnë shpifje nga më monstruozet, edhe jo vetëm në këtë rast. Për “Ata”, siç ke filluar t’i etiketosh Ti në logoretë e tua të fundit. Për “Ata” që Ti i quan armiqtë e tu dhe të kastës tënde”./Top Channel/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Kryediplomatja finlandeze viziton Kosovën, pritet në takim nga Osmani

Kryediplomatja finlandeze viziton Kosovën, pritet në takim nga Osmani

16 September, 2025
Sot Konferenca e 6-të Ndërqeveritare, hapen 4 kapituj të “Agjendës së gjelbër”, Kos: Shqipëria ka ecur shumë shpejt. Rama: Ritëm rekord

Sot Konferenca e 6-të Ndërqeveritare, hapen 4 kapituj të “Agjendës së gjelbër”, Kos: Shqipëria ka ecur shumë shpejt. Rama: Ritëm rekord

16 September, 2025
Trump thotë se ushtria amerikane shënjestroi përsëri një anije që dyshohet se transportonte drogë nga Venezuela, vriten 3 persona

Trump thotë se ushtria amerikane shënjestroi përsëri një anije që dyshohet se transportonte drogë nga Venezuela, vriten 3 persona

16 September, 2025
Sanksionet ndaj Rusisë, Rubio: Trump do marrë vendimin e tij, edhe Europa të veprojë njësoj

Sanksionet ndaj Rusisë, Rubio: Trump do marrë vendimin e tij, edhe Europa të veprojë njësoj

16 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result