Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama pas fjalës së tij në Asamblenë Kombëtare të PS.
Në një konferencë për mediat, Kryemadhi u shpreh se, LSI nuk mund të bëjë një tjetër koalicion me PS.
Sipas saj, ky është një vendimet më të lira që LSI ka marrë.
“Dua të them dhe të përsëris dhe një herë ata që tha zoti Rama për koalicionin me LSI për të vazhduar një mandat të dytë ne sektin e rilindjes. Është një nga vendimet më të mira që Lëvizja Socialiste për Integrim ka marrë. Sepse kjo do të ndante një herë e përgjithmonë zullumin dhe llumin që Rama kishte futur jo vetëm qeverinë shqiptare por edhe Partinë Socialiste dhe gjithë shqiptarët në varfërinë që vinte më pas. Dua të falënderoj të gjithë të rinjtë dhe të rejat e Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Të gjithë mbështetësit e Lëvizjes Socialiste për Integrim të cilët i kanë kallur datën Edi Ramës saqë i gjithë fjalimi i tij i kushtohej Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Monikës.
Edi Ramën tashmë nuk e shoqëron frika e humbjes, por e shoqëron frika e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Sepse socialistët gjejnë veten tek Lëvizja Socialiste për Integrim“. tha Kryemadhi.
Sipas Kryemadhit, socialistët nuk mund të gjejnë veten në një parti ku nga ngjyrë e kuqe është kthyer në mavi.
“Nuk mund të gjejnë më vetën aty ku ngjyra e Partisë Socialiste nga ngjyrë e kuqe është kthyer në ngjyrë mavi. Socialistet janë kthyer në ushqim për hienat e oligarkëve. Socialistet janë kthyer në ushqim për sektin e rilindjes. Socialistet janë kthyer në një viktimë e uzurpimit dhe grabitjes e vlerave të partisë socialiste.
Urrejtja e Edi Ramës ndaj Partisë Socialiste nuk mund të shuhet. Ajo ka filluar që në vitin 1992 kur kërkonte nxjerrjen jashtëligjit të Partisë Socialiste dhe jam e bindur që të gjithë profesorët dhe të gjithë ata që fëmijët e tyre i kanë deputet në parlament sot apo nipërit dhe mbesat e tyre i kanë deputet sot në parlament mbajnë mend mirë sesi klithte“, tha ajo.