Kryemadhi: Lefter Koka u përjashtua nga LSI sepse abuzoi me inceneratorët

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka komentuar firmën e ish-ministrit të LSI-së, Lefter Koka në ndërtimin e inceneratorëve. E ftuar në “Opinion”, Kryemadhi tha se Koka, për këtë firmë është përjashtuar nga LSI-ja, pavarësisht se ai vetë ka kërkuar që LSI-ja të ndërhyjë për këtë çështje.

“Ai ish-ministër është larguar për shkak të abuzimit në çështjen e inceneratorëve. Marrëdhënia e ministrave të LSI me strukturat ka qenë zero. Ajo është një çështje pavarësie nga struktura e partisë. Por gjithsesi, do ta marrim vesh nëse Koka e hodhi firmën se deshi, apo se ja propozoi ai. Do ta shohim dhe këtë. Por unë e kam thënë edhe më herët. Pozicionimi i LSI ka qenë kundër inceneratorëve dhe LSI-ja nuk mbështet asnjë skemë korrupsioni”, tha Kryemadhi.

Share This Article