Përmes një mesazhi ngushëllues në rrjetin social, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka reaguar për humbjen e major Klodian Tanushit.
“Me shpirt e zemër janë pranë familjes Tanushi” shkruan Kryemadhi për vdekjen e majorit, i cili bëhet dhe viktima e dytë e shpërthimit të ndodhur pak ditë më parë, ku humbi jetën dhe nëntetarja Zarife Hasanaj.
Postimi i Kryemadhit
Një tjetër lajm i rëndë e një tjetër dhimbje e madhe për të gjithë ne.
Ka humbur jetën edhe Major Klodian Tanushi!
Nuk ka fjalë që të mund të shpreh ngushëllimin e as zemër që të mbajë peshën e dhimbjes, por me gjithë shpirt e zemër jam në këto çaste të rënda pranë familjes Tanushi, për të ndarë dhimbjen me bashkëshorten dhe fëmijët e Klodianit, i cili do të mbetet përjetësisht në altarin e nderit dhe të krenarisë shqiptare!
I ndrittë shpirti dhe u prehtë në paqe!