Kryemadhi merret zyrtarisht e pandehur: Metën nuk e takova, dëgjova kur po zihej prokurori me drejtorin e burgjeve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Monika Kryemadhi është marrë zyrtarisht e pandehur nga SPAK për “korrupsion”, “pastrim të parave” dhe “fshehje e mosdeklarim pasurie”, raporton A2 CNN.

Ajo tha pas daljes nga Gjykata e Posaçme se akuzohet për bashkëpunim, duke ironizuar edhe me një ndërhyrje mjekësore të kryer disa vite më parë. “Sipas SPAK-ut për heqjen e mitrës kam bashkëpunuar me Ilir Metën”, u shpreh Kryemadhi.

Ajo shtoi gjithashtu se nuk kishte mundur të takohej me ish-bashkëshortin, Ilir Meta, pasi ai nuk ishte sjellë në sallën e gjyqit. “Dëgjova madje edhe një sherr mes prokurorit dhe drejtorisë së burgjeve. Por nuk e sjellin pa urdhrin e Edi Ramës”, tha ish-kryetarja e LSI-së.

E pyetur si ndihej tashmë që u mor e pandehur, Kryemadhi u përgjigj: “Sfidat për mua janë me opinionin publik dhe me zotin”. (

Share This Article