Kryemadhi mohon deklaratën e Bardhit se PD i ofroi 15 mandate, e quan mashtrim pervers

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi duket se e ka thelluar përçarjen me aleatin e saj LSI.

I pyetur për arsyen e konfliktit me LSI bardhi është përgjigjur se PD i ofroi 15 mandate të sigurta LSI-së, por kjo e fundit tha se 34 i siguronin të vetëm.

Sipas Bardhit, LSI donte të garonte në zgjedhjet e 25 prillit në listë të vetme.

Madje ai shkoi edhe më tej kur tha se gjatë fushatës ka kuptuar se LSI në Elbasan nuk merrte asnjë mandat.

Por i menjëhershëm ishte reagimi i kryetares së LSI Monika Kryemadhi e cila në një postim në Facebook e quan deklaratën e Bardhit  si një mashtrim pervers që kalon çdo limit njerëzor dhe që i shërben kryeministrit Edi Rama.

Kryetarja e LSI e nis reagimin e  saj me pyetjen se kur është mbledhur kryesia e PD për t’i propozuar LSI listën e përbashkët?

Sipas Kryemadhit listës së mashtrimit, që për djegien e mandateve do t’i dilte në krah kancelarja Merkel dhe PPE, iu shtua tashmë publikisht edhe kjo e 15 mandateve të ofruara.

Share This Article