Kryemadhi: Na u mohua mandati në Durrës sepse na tradhëtoi Basha

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Duket se krisja mes partive opozitare PD dhe LSI është e thellë duke parë akuzat në distancë që liderët e tyre po bëjnë ndaj njëri-tjetrit.

Së fundmi, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka shpallur rikthimin e strukturave të partisë në Durrës që pas rezultatit të mëhershëm në zgjedhje ku siç ajo shprehet “LSI ka humbur një mandat si rezultat i bashkëpunimit mes Bashës dhe Ramës”.

Postimi i Plotë nga kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi:

Rikthehem me kënaqësi në takim me ekipin e Durrësit, pas një analize të plotë që kemi zhvilluar, mbi arsyet dhe pasojat e masakrës zgjedhore të 25 Prillit.

Mandati i përfaqësimit në Kuvend, edhe pse ishte shprehur qartë nga qytetarët në kutitë e votimit, i’u mohua LSI-së në Durrës prej marrëveshjes së fshehtë të bashkëpunimit, që ekzistonte mes qeverisë dhe shtojcës së saj në radhët e opozitës së bashkuar.

Kjo është bërë e dukshme para, gjatë votimit, si dhe në çdo tavolinë të numërimit, ku interesi primar i bandës së inceneratorëve qeveri-opozitë, ishte mandati i kryeministrit në Durrës dhe vijimi i mandatit qeverisës.

Ne po ringrihemi më të fortë dhe të vendosur, e bashkë me qytetarët durrsak, me gratë, vajzat dhe të rinjtë energjik, do të përfaqësojmë siç duhet interesat e çdo banori të këtij qyteti të mrekullueshëm. Misioni për shtëpinë tonë të përbashkët, vijon dhe rëndësia e tij është sot më i madh se kurrë.

Share This Article