Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka vijuar me takimet e saj me elektoratin dhe banorët, ku mëngjesin e sotëm ka qenë në Fier.
Kryemadhi ka thënë se mazhoranca do të fillojë të blejë votat me vendet e punës apo para, ndërkohë që ajo u bën thirrje qytetarëve t’i ndëshkojnë me vota ata që i kanë zhgënjyer.
“Ne do të bëjmë gjithçka që të mbështesim bujqësinë. Mos të ndodhë që produktet bujqësore në vend të hidhen në rrugë. Duhet të kemi prodhimet tona. Edhe blegtoria është në gjendje mizerable. Mbi 90 mijë biznese janë mbyllur në vend nga keqmenaxhimi. Rama po masakron bizneset.
Sot revolta më e mirë është që të shkojnë më 25 prill dhe të thyejnë në mes Rilindjen. Gjykatësit më të mirë janë qytetarët. Ne nuk na gjykojnë dot as politikanët, askush, por vetëm qytetarët. Sot ka të bëjë e ardhmja e shqiptarëve. Më 25 prill, shqiptarët do vendosin nëse do të qëndrojnë këtu e do mbretërojnë e mos lënë Ramën e të ikin shqiptarët. Më 25 prill e kanë vetë në dorë”, tha ajo.
Kryemadhi ka vijuar më tej duke thënë se “Me 25 prill shqiptarët do të marrin vendimin, ose do të ikin të gjithë nga Shqipëria, Edi Rama të vazhdojë të risi taksat e çmimin e energjisë, ose të rrinë shqiptarët këtu, të rikthehen edhe ata që kanë ikur, të krijojmë vende pune, të ulim taksat, arsim cilësor.”