Pas një takimit me liderin e demokratëve Lulzim Basha, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka bërë këtë të martë proteste një deklaratë të fortë.
Jashtë ambienteve të selisë së PD, Kryemadhi është shprehur se tashmë është një fakt se jemi pranë zgjedhjeve të parakohshme. Kryemadhi ka deklaruar madje dhe se vetë socialistët e dinë këtë çështje dhe kanë nisur të hapin zyrat elektorale për të hyrë në zgjedhje të përgjithshme këtë qershor.
“Nuk ka më dialog, të shkojmë drejt zgjedhjeve. Po të dilni nëpër rrethe, vetë socialistët po përgatiten për të shkuar në zgjedhje të parakohshme. Vera do të fillojë me zgjedhje parlamentare, jo lokale. Zoti Rama duhet ta bëjë këtë hap, por kam përshtypjen se s’do ta bëjë vetë ai. Socialistët gjithmonë kanë ndërruar kryeministra, ministra, kanë lënë dhe pushtete për të ruajtur Partinë Socialiste, jam e bindur që elemente brenda PS do ta çojnë drejt kësaj gjëje”, tha Kryemadhi.