ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Festat e fundvitit, zbuloni 10 filmat më të mirë për t’u parë në atmosferën e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri 10 hours ago
“Po luan kartën e kërcënimit bërthamor”, Reuters: Rusia po zhvendos raketa balistike hipersonike në ish-bazën ajrore në Bjellorusi 10 hours ago
Dënohet me 12 vite burg ish-diplomati rus, akuzohet për shitjen e sekreteve shtetërore SHBA-së 10 hours ago
Pesë nga veshjet më ikonike të Mbretëreshës Elizabeth II – nga ekspozita e re mbretërore 10 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 10 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Kryemadhi në Vlorë: Nuk na bashkon flamuri politik, por sfidat për të ardhmen e Vlorës

albnews by albnews
6 February, 2021
in Albania
0
Kryemadhi në  Vlorë: Nuk na bashkon flamuri politik, por sfidat për të ardhmen e Vlorës
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

“Nuk na bashkon flamuri politik, por sfidat për të ardhmen e Vlorës”, tha sot Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi në takim me të rinj në qytetin e Vlorës.

Në fjalën e saj, Kryemadhi tha se “unë jam e bindur që jo vetëm në Vlorë, por në të gjithë Shqipërinë shqiptarët janë më të varfër se ç’kanë qenë 4 vite më parë, paguajnë më shumë taksa se ç’paguanin 4 vite më parë, mbyllen më shumë biznese se ç’kanë qenë 4 vite më parë. Ndërkohë qe edhe mundësia e punësimit për të rinjtë dhe për të rejat çdo ditë dhe më shumë tkurret kur ndërkohë secili prej atyre që ka arritur diçka me forcën e vetë kërkon të largohet nga Shqipëria sepse hapësirat janë të  pamundura. Sot në Vlorë jam e bindur që është shumë e vështirtë për të gjetur mjek dhe infermiere sepse të gjithë po ikin drejt Gjermanisë. Ndërkohë që dëgjojmë vetëm batuta dhe barcaleta kur nuk ka një program, nuk ka një vizion, nuk ka një ide, nuk konkurrojnë dot  me programin, nuk konkurrojnë dot me ide”, tha ajo

RelatedPosts

Berisha sulmon Bashën: Ish-kryetari i PD u mor me mua, jo me votën

“Ergys Agasi, kryeministri në hije”- Berisha: Ekziston një rrëmbim i tmerrshëm i tokave me Dallëndyshe Bicin!

Pas Durrësit dhe Elbasanit, Salianji njofton takimin e radhës me demokratët në Shkodër 

Kryemadhi shtoi se një nga pikat tona më të forta ne si LSI, jo vetëm që mbajmë fjalën por iu qëndrojmë premtimeve tona.

“Kemi diskutuar dhe disa plane të zhvillimit ekonomik dhe për Vlorën dhe turizmin. Jam e bindur që me të gjithë të rinjtë dhe të rejat e LSI por dhe të gjithë ata studentë, pedagogë dhe profesionistë të rinj do të krijojmë një Vlorë tjetër që do të jetë shtëpia e vlonjateve. Ne kemi programin “Nga Bebja në Bebe” për fëmijët e shqiptarëve që do lindin, për fëmijët tuaj që do lindin sepse në fund nëse ne nuk mendojmë për ju është e kotë që ne të vazhdojmë dhe të flasim për politikë. Koha e politikanëve që mendojnë vetëm për veten ka ikur. Sot ka ardhur koha juaj që doni të bëni ndryshimin. Sot më shumë se kurrë ne kemi nevojë për ju. Për ju që në fakt nuk i keni marrë Vlorës asgjë por i keni dhënë emrin Vlorës me kurajën, me forcën, me përgatitjen  dhe profesionin tuaj. Sepse Vlora është ajo me të cilën krenohemi dhe ne që nuk jemi nga Vlora”, tha ajo.

Në vijim, Kryemadhi shtoi se ajo që është më e rëndësishme është vlerësimi i të rinjve dhe meritokracia nuk ka të bëjë vetëm me të rinjtë.

Ajo tha se “për ne ka shumë rëndësi kthimi i të rinjve në vend sepse sot është shumë e rëndësishme që ju të qëndroni këtu, ta ndërtoni Vlorën, ta drejtoni Vlorën dhe Vlora nuk ka nevojë që të sjellë nga Tirana për të drejtuar, Vlora nuk ka nevojë që të sjellë njerëz nga Tirana për të punuar sepse në fund të fundit Vlora është qytet që prodhon ekonomi, me turizëm, me art, me  kulturë, me universitet dhe ne duhet ta zhvillojmë këtë gjë. Dhe këtë e bëni ju duke votuar për veten tuaj më 25 prill dhe duke i dhënë shansin dhe mundësinë vetes suaj për ta drejtuar qytetin”./ATSH/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Festat e fundvitit, zbuloni 10 filmat më të mirë për t’u parë në atmosferën e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri

Festat e fundvitit, zbuloni 10 filmat më të mirë për t’u parë në atmosferën e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri

27 December, 2025
“Po luan kartën e kërcënimit bërthamor”, Reuters: Rusia po zhvendos raketa balistike hipersonike në ish-bazën ajrore në Bjellorusi

“Po luan kartën e kërcënimit bërthamor”, Reuters: Rusia po zhvendos raketa balistike hipersonike në ish-bazën ajrore në Bjellorusi

27 December, 2025
Dënohet me 12 vite burg ish-diplomati rus, akuzohet për shitjen e sekreteve shtetërore SHBA-së

Dënohet me 12 vite burg ish-diplomati rus, akuzohet për shitjen e sekreteve shtetërore SHBA-së

27 December, 2025
Pesë nga veshjet më ikonike të Mbretëreshës Elizabeth II – nga ekspozita e re mbretërore

Pesë nga veshjet më ikonike të Mbretëreshës Elizabeth II – nga ekspozita e re mbretërore

27 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result