Kryemadhi: Një nga problemet është arroganca e shtetit dhe mungesa e dëshirës për t’i ndihmuar njerëzit

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetarja e Lëvizjës Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi zhvilloi një takim me banorët në Lezhës, ku një pjesë e tokave bujqësore kanë probleme me ujin, për shkak të reshjeve intensive.

“Sot është tërhequr dhe uji dhe kjo është një gjë e mirë të paktën për qytetin, bizneset dhe njerëzit për të lëvizur. Por kur po vinim rrugës pamë që tokat bujqësore prapë kishin ujë, kishin probleme. Edhe Drini prapë ka probleme. Por shpresojmë që të mos ketë më probleme. Po shteti prandaj është për ta menaxhuar fatkeqësinë natyrore’’, u shpreh Kryemadhi.

“Problemi është se ti prandaj e do shtetin aty, kur ti e ke të nevojshme dhe një nga problemet më të mëdha që ne kemi pasur ka qenë përgjegjshmëria e strukturës shtetërore. Pas tërmetit, më pas u bashkëngjit edhe pandemia, tani edhe përmbytjet. Kalojmë nga kriza në krizë. Ca për shkak të fatkeqësive natyrore, ca për shkak të keqmenaxhimit, ca për shkak edhe të paaftësisë për të menaxhuar. Një nga problemet me të cilat hasemi është në radhë të parë arroganca e shtetit dhe mungesa e dëshirës apo edhe vullnetit politik për t’i ndihmuar njerëzit”, u shpreh Kryemadhi.

Në vizitën që zhvillova në Laç, vijoi ajo, te një nga fermerët e prekur nga përmbytjet atje, një nga problemet që kishte, ishte çështja e menaxhimit të digës së Hidrocentralit të Shkopetit.

“Privati nuk e hap digën kur duhet hapur, sepse thotë unë të shes energjinë elektrike kur kam pikun e çmimit të energjisë dhe kur vjen pastaj që kalon nivelet, në këtë rast pastaj duhet shteti, për të menaxhuar etjen e privatit për të fituar para dhe kjo etje e madhe e privatit për të fituar para, duhet të jetë e kufizuar, sepse dëmet që i janë shkaktuar një fermeri, një familjeje janë shumë të mëdha”, tha Kryemadhi. 

Share This Article