Lëvizja Rinore për Integrim (LRI) mbyll sonte kampin veror në Jalë, një traditë e përvitshme.
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e cila ka qëndruar pranë këto ditë me të rinjtë në Jalë, në një fjalim sonte përballë tyre ka folur për këtë parti me të rinj e të reja, për vizionin e tyre dhe gjithçka kanë bërë këto ditë në kamp.
Ndër të tjera, Kryemadhi tha se për ta, shumë e rendësishme është Shqipëria:
“Unë nuk di ndonjërin që ta rrënojë shtëpinë e tij, vetëm budallai e rrënon shtëpinë e tij por ne nuk do ta lëmë më asnjëherë Shqipërinë që të rrënohet. Të marrim përgjegjësitë të reja dhe për t’i çuar gjërat drejt asaj për të cilat ne aspirojmë, integrimin europian”, u shpreh ndër të tjera Kryemadhi live nga Jala./Ora News/