Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka hedhur akuza në drejtim të qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama një ditë pas përfundimit të votimit më 30 qershor, duke e cilësuar procesin si një palë zgjedhje moniste ku u tregua sesi 85% e shqiptarëve refuzuan socialistët.
“Nuk arritën dot të largojnë dot ankthin sikletin dhe djersën kryetarit të tyre. Dita e djeshme ishte një tentativë e dështuar e ngritjes së një shtetit monist. Sfidat tona nuk janë vetëm denoncimi i krimeve por shumë më të mëdha. Shqiptarët folën qartë me mospjesëmarrjen e tyre. opozita duhet të marrë përsipër zgjedhjen e krizës ku Edi Rama dhe klika e tyre e kanë futur Shqipërinë. Shqiptarët sot presin një ekonomi që garanton të ardhmen. Kërkojnë t’i japin fund ankthit dhe vuajtjes. Për ne nuk mjafton që shqiptarët refuzuar regjimin monist të Edi Ramës por duhet të punojmë për të fituar besimin e tyre. Janë bërë dhe punë të mira po asnjëra prej tyre nuk lidhte me qeverisjen e Edi Ramës. Kemi vënë në majat e ekzekutivit një njeri të papërgjegjshëm të lidhur me krimin. vendosja e regjimit të vizave do thotë se me Edi Ramën po shkojmë drejt një regjimi. Lufta kundër krimit dhe grabitjes që qeveria i bën shqiptarëve me taksa të larta. Shqipëria është zbrazur në këto katër vite dhe ne duhet të bëjmë çdo sakrificë për të kthyer shpresën. ne duhet të kemi përgjegjësi tashmë për të ofruar zgjidhje afatgjata por për të vendosur njëherë e përgjithmonë për një drejtësi. Për LSI rezultatin i djeshëm është pikënisja e një përgjegjësie të madhe. Tani beteja jonë është për shqiptarët dhe fëmijët e shqiptarëve. tashmë fillon beteja përballë zhdukjes njëherë e përgjithmonë ndaj krimit të organizuar. Tashmë 85% janë aleatë me ne”, tha Kryemadhi.