Kryemadhi: Nuk tërhiqemi nga rruga që kemi nisur

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në një takim me strukturat e kësaj partie në qytetin e Lezhës sqaroi arsyet pse deputetët e opozitës dogjën mandatet, duke ju kthyer një përgjigje të gjithë skeptikëve për këtë akt.

Kryemadhi tha se “vendimi për të djegur mandatet ishte i vështirë, por çne nuk, mund të bëheshim, fasadë e shëmtuar e qeverisjes së Ramës, është tradhti kombëtare t’i shërbesh Ramës, ne thjesht bënim sikur po bënim opozitë. Prandaj djegia e mandateve erdhi për të ndërgjegjësuar çdo qytetar, çdo socialist, çdo punonjës të Administratës, që shteti sot është i kapur, i kapur Parlamenti, drejtësia dhe siguria. Kemi vetëm një rrugë, përballje me këtë grup kriminal që ka kapur shtetin. Ne nuk tërhiqemi asnjë hap pas. Ne do vazhdojmë të luftojmë nuk kemi asgjë personale me Ramën, por me dështimet e tij,- tha Kryemadhi.

Gjithashtu Kryemadhi iu kërkoi të pranishmëve në takim të mos tërhiqen e kthehen pas nga rruga e nisur edhe nëse përballen me kërcënime apo ju troket në derë policia./ATSH/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply