Kryemadhi: Padia e Ramës nuk ka për qëllim Haradinajn, por përçarjen e unitetit kombëtar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetarja e LSI-së në Shqipëri, Monika Kryemadhi, ka reaguar sa i takon padisë së ngritur ndaj Ramush Haradinajt, nga ana e kryeministrit Edi Rama.

“Padia groteskte nuk ka për qëllim Haradinajn por përçarjen e unitetit kombëtar. Me këtë padi të zezë, Rama do të njollosë Haradinajn dhe luftën për çlirimin e Kosovës. Ky njeri fasadë për t’i ardhur në ndihmë tezës serbe gjeti ditën e masakrës së Reçakut për të çuar padinë e tij”, u shpreh Kryemadhi në një takim me strukturat e partisë në Korçë, raporton Tch.

Ajo tha se “jemi përkrah Ramush Haradinajt dhe kundër antishqiptarit Edi Rama”.

Kujtojmë se padia e Ramës u dorëzua në Gjykatën Themelore në Prishtinë, me pretendimet se Haradinaj ka shpifur me deklarimet e tij ndaj kryeministrit shqiptar. Rama kërkon kompensim të dëmit.

Share This Article