Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi i është drejtuar ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj, duke i thënë që të jetë e kujdesshme me mesazhet kërcënuese që i dërgon gjyqtarëve.
Kryemadhi është shprehur se për Etilda Gjonajn është rezervuar për shkak të lidhjes familjare që ka me Ilir Metën, por ajo nuk është shprehur se bashkëshorti i saj ka lidhje me Ervis Martinajn dhe shumë eksponentë të tjerë të biznesit të basteve.
Reagimi vjen dy ditë pas lajmit të publikuar se disa ish zyrtarë të lartë të Ministrisë së Drejtësisë (në kohën kur ministrinë e drejtonte LSI) janë arrestuar dhe vënë nën hetim për korrupsion.
“U tallën shqiptarët me studentët e ekselencës që ishte bashkëshortja e drejtorit, ku ta nisësh e ta vazhdosh, me taksat e larta, me çmimet e larta, me njerëzit që ikin çdo ditë, apo më një kryeministër të papërgjegjshëm që për të rikuperuar paratë e humbura, shkon në vendet arabe për të lëvruar borxhet e falimentuara të tij dhe që andej i quan pedagogët qen.
Qeni për mendimin tim, është kafshë besnike, por ka nga ata qenë që nuk e dinë se çdo të thotë të kesh qen, sepse një kryeministër i cili përdor bashkëpunëtorët e tij qen për të kafshuar shokët e tyre e di shumë mirë se çdo të thotë qen. Ashtu si ministrat e Ramës që përfaqësojnë një sekt të caktuar kriminal për të mbrojtur lidhjen me krimin, nuk po merrem me Ministren e Drejtesise se nuk është në sallë, por i bëj me dije se shantazhi për prokurorët është shkelje ligji se si shantazhin ajo punonjës të Ministrisë për të arrestuar.
Gabimisht ka futur edhe motrën e sekretares së përgjithshme, bashkëshortë deputetesh të PS, a e ka luftë personale, a e ka nga budallallëku, unë nuk e kam sulmuar se është kushërira e një lidhje familjare të Metës por i bëj me dije se nuk ka asnjë mënyre që mund ta mbrojë ministren Drejtësisë duke shantazhuar punonjësit e saj se ajo e di shumë mirë se korrupsionin e ka brenda në familje, tregoji shqiptareve është pushuar burri i saj nga Tatimet, lidhjet me Elvis Martinaj apo pika të tjera të basteve dhe cila është lidhja e saj me pjesëtarë të qeverisë, apo me avokatët e saj që ka në Kosovë, i them Etilda Gjonaj të jetë e kujdesshme ne telefona apo mesazhet që u con gjyqtarëve dhe prokurorëv, tha kryemadhi.