Kryemadhi: Po bëhen gati botet me ujë dhe gazi lotjsellës për tek Teatri

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka deklaruar se qeveria ka bërë gati botet me ujë dhe bombolat me gaz lotjsellës për të ndëryrë tek Teatri.

Në një intervistë televizive, Kryemadhi tha se sot do të jetë ajo që do të qëndrojnë gjithë natën në godinën e teatrit në mbështetje të Aleancës për Teatrin. Sipas saj kryeministri Rama ka njoftuar gardën dhe FNSH dhe se disponon foto ku tregohet se po bëhen gati botet me ujë dhe gazi lotësjellës për të shpërndarë njerëzit.

Megjithatë kryetarja e LSI tha se ajo do të qëndrojë aty dhe paralajmëroi kryeministrin për përplasje “kokë më kokë” nëse në atë shesh derdhet një pikë gjak.

Dje ishte zoti Basha, sot është radha ime për të ndenjur natën. Dezhurnin si të thuash. Nesër do jetë dikush tjetër. Është mbështetje morale dhe fizike. Nuk do guxojë të hyjë asnjë fadromë pa kaluar mbi trupat tanë. Aty jam unë dhe le të shkelin trupin tim. Zoti Rama i ka bërë gati fadromat, ka lajmëruar dhe gardën dhe FNSH, më çuan fotografi që ka bërë gati botet me ujë dhe bombolat me gaz lotjsellës. Ndryshe nga herët e tjera unë do të qëndroj aty. Me diagnostikimin që kam unë, nëse hidhet gaz lotsjellës unë vdes në vend. Një pikë gjak po ra në atë shesh është kokë më kokë me Edi Ramën”, deklaroi Kryemadhi. 

Share This Article